INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
iframe width="854" height="480" src="https://www.youtube.com/embed/4uyYcZG86bE" frameborder="0" allowfullscreen>

Muzika me “gjuhën e rrugës” / Që nga sherret e deri tek vrasjet

Publikuar më: 19:02 16-12-2016

Por përdorimi i armëve nuk është vetëm specifike e muzikës. Shpesh ato kanë zbritur edhe në jetën reale duke shkaktuar viktima.

1-Legjenda Tupac Shakur i lindur në New York, kishte shitur mbi 75 milionë albume në mbarë botën.Ka shumë supozime se kush e qëlloi me plumb Shakurin në kraharor, kur ai u largua nga grindja në Las Vegas më 7 Shtator të 1996,por edhe pas 17 vitesh, vrasja ende nuk është zgjidhur.

2-Christopher George Latore Wallace ishte një rapper amerikan. Ai ishte i njohur gjerësisht siBigi Smolls (I famshmi B.I.G). Por fama e tij u shua shpejt, pas vrasjes së kolegut të tij Tupak Shakur. Të shumtë ishin ata që spekulluan se Uallas ishte i përfshirë, edhe pse ai nuk u përfshi asnjëherë formalisht në këtë çështje. Hetimet e ndërmarra nuk nxorrën asnjëherë ndonjë të dyshuar, dhe departamenti i policisë në L. A, u akuzua për neglizhencë.

3 – Jam Master Jay i njohur për punën e tij me grupin Run – DMC. Në moshën 37 – vjeçare, ndërkohë që ai po regjistronte në studion e tij më 30 Tetor 2002, një sulmues qëlloi me armë duke e vrarë. Edhe pse njerëz të shumtë ishin në studio, askush nuk pranoi të kishte parë sulmuesin, dhe askush nuk është arrestuar për vrasjen.

4– Soulja Slim publikoi albumin e tij Soulja fa Lyfe në 1994 dhe një album pasues në 1998. Por disa muaj pas nxjerrjes së albumit të tij të dytë, nën emrin e tij, ai u vra pranë shtëpisë së mamasë në New Orleans në 2003.

5 – Mac Dre I lindur në Oakland, Kalif, Hiks, në fund të vitit ’80, nxorri tre albume që i përkisnin stilit tipik rrep të Bregut Perëndimor. Rikthimi i tij në skenë nuk zgjati shumë, pasi Hiks u qëllua për vdekje në moshën 34 vjeçare ndërkohë që largohej nga një performancë në Kansas në 2004.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438