INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzika shërim për ata që kanë humbur kujtesën

Muzika shërim për ata që kanë humbur kujtesën

Publikuar më: 15:38 31-01-2018

Pacientët me probleme të shëndetit mendor mund të rikuperojnë kujtesën e tyre nëse dëgjojnë këngët e tyre të preferuara, deklarojnë ekspertët.

Studiuesit Britanikë kanë zbuluar se nëse pacientët dëgjonin këngët të cilat i kanë dëgjuar gjatë kohës kur kanë qenë të shëndetshëm mund të kenë një përmirësim të memories dhe të rikthen përsëri në jetë.

Ata këshillojnë njerëzit që të mësojnë të luajnë instrumente pasi në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin mendorë dhe parandalojnë çmendurinë.

Drejtuesja e qendrës ndërkombëtare të jetëgjatësisë Sally Greengross ka paraqitur para dhomës së lordëve të dhënat e këtij studimi.

Ajo ka kërkuar qe pacientët të mos ju mohohet muzika dhe dëgjimi muzikës duhet të përfshihet në kurat për personat që vuajnë nga sëmundjet mendore.

Sipas të dhënave në momentin që dëgjojnë muzikën të sëmurët arrijnë ta kuptojnë dhe ta shijojnë dhe në këtë mënyrë nis të kenë dhe stimulime për të rikujtuar të shkuarën e tyre.

Greengross paraqiti dhe një rast konkret kur një grua e sëmurë me Alzheimer e cila pasi dëgjoi këngët e saj të preferuara arriti të njoh bashkëshortin e saj.

Numri i personave që kurohen nga sëmundjet mendore në Britani janë rreth 850.000 persona dhe deri në 2025 numri i tyre pritet të jetë më shumë se 1 milion.

Article Logic
Execution time: 0.0033431053161621