INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzikë apo romancë, çfarë po ndodh me Jennifer Lopez dhe Drake?!

Muzikë apo romancë, çfarë po ndodh me Jennifer Lopez dhe Drake?!

Publikuar më: 21:45 20-12-2016

Drake mori pjesë në një tjetër koncert të Jennifer Lopez dhe ne na lindin menjëherë disa pyetje. Drake është me të vërtetë një fans i Jennifer Lopez apo ata do të bashkëpunojnë për një këngë së bashku? Mos vallë diçka më shumë se muzika i lidh ata? Siç bën me dije sajti i njohur TMZ, dy këngëtarët e suksesshëm janë parë disa herë në darka të ndryshme së bashku, por ne nuk mund të mos e kemi vënë re, se Drizzy ka marrë pjesë në dy shfaqje të JLo. Dhe për asnjë moment nuk i ndante sytë nga skena.

Më e bukura e gjithë kësaj historie është foto e postuar nga JLo në Instagram ku buzëqeshja mbizotëronte në fytyrën e tyre dhe përshkrimi i 47 vjeçares ishte me të vërtetë interesant.

Të njejtën foto, me një emoji po aq interesant e shpërndau edhe Drake Epo duket sikur lidhja e tyre është thjesht çështje kohe, më e keqja e mundshme do të ishte një bashkëpunim, i cili me siguri do të pushtonte listat muzikore.

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543