Storie ishte një mjet i ri i Facebook, i cili na jep mundësinë që të publikojmë një foto të caktuar e cila mund të qëndrojë vetëm 24 orë në profilin tonë. Por rrjeti social ka vendosur ta pasqyrojë edhe më shumë këtë opsion
Tashmë krahas imazheve storie-t tuaj mund të kenë edhe një kolonë muzikor. Pra fotoja juaj për një ditë mund të shoqërohet edhe me muzikë.
Facebook ka publikuar zyrtarisht opsionin “ Muzikë në Storie e facebook” e cila bazohet në idenë e të shtuarit një këngë në foto ose në video. Një risi e tillë mund të përdoret nga të gjithë ata që kanë një llogari në Facebook.
Kompania e Zuckerberg ka nënshkruar tashmë një kontratë me shtëpitë më të famshme diskografike si Sony, Warner dhe Universal.
Por si mund ta përdorni?
Funksionon sikundër në Instagram. Mjafton të zgjidhni opsionin Muzikë, përzgjidhni këngën që dëshironi. Edhe në Facebook si në Instagram kënga e zgjedhur do të qëndrojë si një pikë e cila i shtohet storie apo postimit tuaj.
Dhe kjo pikë do të tregojë emrin e artistit dhe emrin e muzikës së përzgjedhur. Ajo mund të spostohet kudo në Storie e Facebook.
Duke u mbështetur gjithmonë tek muzika, Facebook ka prezantuar tek Storie edhe “ Lip Sync Live” e cila na jep mundësinë që të publikojmë video ku këndohet playback.
Por tashmë do të jetë e mundur që të shtoni muzikë edhe në profilin tuaj. Me këtë risi Facebook po përpiqet që të ndjek mënyrën sesi funksionon Instagram i cili është shndërruar rrjetin social më të fuqishëm.