INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“My heart will go on”! Pasi partneri ndërroi jetë, Celine Dion gjeti një mashkull 17 vjet më të ri!

“My heart will go on”! Pasi partneri ndërroi jetë, Celine Dion gjeti një mashkull 17 vjet më të ri!

Publikuar më: 13:40 11-08-2017

Diva Celine Dion, që një herë pretendoi se ishte “femër e vetëm një mashkulli”, duket se ka thyer vetë fjalët e saj.

Marrëdhënia me balerinin spanjoll 32 vjeçar Pepe Munoz ka lënë të gjithë botën e spektaklit pa fjalë. Jo se partneri është shumë më i ri se ajo, se diçka të tillë në Hollywood e kemi parë pafund, por se këtu bëhet fjalë për Celine Dion! Pikërisht ajo që vuri disa herë në pauzë karrierën e saj për t’iu përkushtuar burrit që ishte në prag të vdekjes. Madje i qëndroi pranë për vite e vite me radhë gati duke u vetësakrifikuar vetëm për hir të tij. Megjithatë, një vit pas vdekjes së Rene Angelil, duket se ka ardhur koha që bukuroshja 49 vjeçare të ecë përpara në jetën e saj, siç thotë dhe superhiti i i saj “My Heart Will Go On”. Pas kaq vitesh vuajtje, padyshim që e meritonte një fillim të ri në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934