INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Myftiu i Tiranës kundërshton rezultatin e votimit: Titullari i KMSH u zgjodh nga organizma okult

Myftiu i Tiranës kundërshton rezultatin e votimit: Titullari i KMSH u zgjodh nga organizma okult

Publikuar më: 13:38 02-03-2019

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka dhënë një deklaratë për mediat.

Gurra tha se nuk e pranon rezultatin e votimit, ku fitoi Bujar Spahiu, i cili më parë ka mbajtur pozicionin e nënkryetarit të KMSH.

Gurra tha se nuk ka asgjë me Spahiun, teksa deklaroi se kreu nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë.

''Kërkova shtyrjen e votimit për arsye të takimeve dhe ankesave të qytetarëve. U vërtetua ajo që përkundër dëshirës time të zjarrtë, i përkushtuar me modesti për të drejtuar një Komunitet Mysliman, sot jemi para një fakti të një kapje të institucionit. Lejomëni të flas në shqipen e Naim Frashërit. Do të jem brenda etikës, kryetari nuk mund të zgjidhet nga organizma okult. Do kthehem jo shumë larg, vetëm 5 vite, ku nën përgjegjësinë e kryetarit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, iu katapultua po nga këta organizma okult një kryetar. Ndaj sot unë ndjej përgjegjësinë që sot iu imponua një titullar, nuk kam asgjë me personin, por me institucionin''.

Sipas Myftiut të Tiranës Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime dhe sipas tij në ditët e ardhshme do ketë zhvillime.

“Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit. Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. Në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime'', u shpreh Ylli Gurra.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875