Siç e keni parë nga fotot e fundit në rrjetet sociale të tyre, Gigi dhe Bela Hadid udhëtuan drejt ishullit grek, Mykonos, për të kaluar disa ditë relaksi.
Mirëpo, atje modelja ka kaluar një eksperiencë të hidhur, pasi dikush i ka hyrë vajzave në shtëpi dhe u ka vjedhur sendet personale.
Në rrjetet sociale, Gigi ka publikuar një foto nga Mykonos dhe krahas saj ka shkruar:
“Mos lejoni që Instagrami t’ju bëj budalla. U grabita. Kurrë nuk kthehem. Nuk ua rekomandoj, shpenzoni paratë diku tjetër”,- shkruante Gigi Hadid.
Babai i modeleve rrëfeu për “TMZ” se vajzat e tij u traumatizuan kur panë se i kishin grabitur sendet personale.
Pasi panë se policia s’mund të bënte asgjë, ato u larguan nga Mykonos.