INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Myler: Ishim 10 kundër 14 vetëve

Myler: Ishim 10 kundër 14 vetëve

Publikuar më: 15:33 19-04-2017

Tomas Myler u shpreh i mërzitur pas ndeshjes me Realin e Madridit, pasi sipas tij ata luajtën 10 vetë kundër 14 vetëve.

Sulmuesi gjerman theksoi se Kasai se bashku me asistentët ndryshuan gjykimin pasi kaluan në avantazh dhe ashtu ishte e vështirë të merrje rezultat.

“Ne nuk bëmë një performancë të përkryer, por u sollëm si burra në fushë nëse keni parë mënyrën si rrodhi loja. Nëse shikoni mënyrën si shkuan gjërat, është shumë e vështirë kur ju luani 10  kundër 14 vetëve, Barazimi 2-2 ishte momenti më i keq, pasi asistenti kishte një pamje shumë të qartë. Ajo na vrau ne”.

“Ishim në një formë të mirë mendore pasi kaluam në avantazh 1-2 dhe kishim në fushë 11 lojtarë, por pastaj arbitri ktheu ‘erën kundër velave tona’. Nuk mundesh thjesht të shkosh në shtëpi e të thuash: ‘gjëra të tilla ndodhin’ pas asaj që ndodhi atje’.

“Kartoni ndaj Vidal? Arturo mund të kishte dalë nga loja edhe më parë, por përfundimisht jo në situatën ku ai mori kartonin e dytë të verdhë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883