INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mynyr Koni zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës, ja emrat e rektorëve fitues të universiteteve të tjera

Mynyr Koni zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës, ja emrat e rektorëve fitues të universiteteve të tjera

Publikuar më: 20:46 20-04-2016

Ish-Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni, tashmë do të jetë rektori i ri i Universitetit të Tiranës. Në një garë e cila për ditë me rradhë bëri bujë në vendin tonë, Koni doli fitues ndaj kandidates tjetër për këtë post. Nga numërimi i votave të pedagogëve ai ka marrë 460 të tilla ndërsa rivalja e tij Klodeta Dibra numëron gati gjysmën e tyre me vetëm 243 vota.

Votat në fjalë janë të stafeve akademike, e tashmë mbeten për tu numëruar edhe ato të studentëve, të cilat përbëjnë një përqindje jo të madhe të rezultatit total, 10 %. Edhe sikur të gjithë studentët të kenë votuar për Dibrën, Koni është matematikisht fitues i garës megjithëse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende.

Në Universitetin e Korçës, në postin e rektorit është zgjedhur, Ali Jashari, ndërsa në Shkodër, Adem Bekteshi dhe në Universitetin e Arteve, Kastriot Çaushaj.

Kseanela Sotirofski ka fituar garën për rektore në Universitetin e Durrësit, “Aleksandër Moisiu” dhe Andrea Maliqari në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Skënder Toti është zgjedhur Rektori i ri i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Roland Zizi është rektori i ri i Universitetit të Vlorës "Ismail Qemali", ndërsa në Gjirokastër, garën për rektor e ka fituar Bektash Mema.

Article Logic
Execution time: 0.0029268264770508