INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Myslim Murrizi: Politikanët shqiptarë kanë supermarekte në Serbi e Vila në Firence

Myslim Murrizi: Politikanët shqiptarë kanë supermarekte në Serbi e Vila në Firence

Publikuar më: 10:54 17-06-2019

Deputeti Myslim Murrizi kërkoi në Parlament një ligj të posaçëm që do të kalojë në sitë vetëm pasuritë e politikanëve. Teksa po diskutohej raporti vjetor i institucionit që kontollon pasurinë e parlamentarëve, ILDKPKI, Murrizi tha se politikanët shqiptarë kanë supermarkete e vila jashtë Shqipërisë.  “Miliona pasuri kanë banorët e kësaj salle. Kanë ardhur me pantallona doku ndërsa sot vijnë me Armani. Dikur kishin banjo te fiku tani kanë hale edhe për macet. Unë prap shof shumë ata që kanë marrë vendin në qafë nuk i kalojnë 500. Këto që kanë qenë këtu dhe këta që janë këtu. Ata nuk i justifikojnë. A ka verifikim? Ka zyrtarë që kanë aksione në supermarektet e Serbisë dhe që blejnë vila në Firenze. Vettingu i gjyqtarëve. Ka qenë shumë e agazhuar. Ju me 70 veta...shoh se nuk mund të jeni eficent. Për vitin 2018...pse nuk i keni me emra deputetët, drejtorët, ish-ministrat? Pra, duke bërë thirrje koha ka ardh për të bërë një ligj konkret. Duhen hequr disa drejtorë. 15 000 deklarat nuk i heton dot kurrë. Ligj të thjeshtë dhe redukto gamën që ke kap" ka deklaruar Murrizi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428