INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Myslimanët e Durrësit nuk duan muzeun e Nënë Terezës

Myslimanët e Durrësit nuk duan muzeun e Nënë Terezës

Publikuar më: 10:34 26-05-2016

Pranë xhamisë të qytetit të Durrësit është vendosur muzeu i Nënë Terezës. Po myslimanët e qytetit bregdetar kanë reaguar duke kërkuar që muzeu të zhvendoset, pasi është shumë ngjitur më objektin e tyre të kultit. Ata të zemëruar i kanë dërguar dhe një letër kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako.

Ja pjesë nga letra:

“Kemi besimin se ju këtë akt nuk po e bëni për të provokuar ndjenjat e besimtarëve myslimanë, të cilët nuk ndjehen të përfaqësuar nga kjo figurë.
Durrësi ka nxjerrë plot figura fetare apo edhe jo-fetare, të cilat meritojnë një respekt dhe vëmendje të veçantë nga ana juaj, fjala vjen ish-kryetari i kësaj bashkie Hafiz Ali Podgorica apo Hafiz Mustafa Varoshi, etj.
Këto figura fetare dhe shumë të tjera, që kanë dhënë një kontribut real për Durrësin janë më afër realitetit tonë të përditshëm dhe me shërbimin e tyre i kanë shërbyer qytetarisë dhe harmonisë ndër-fetare.
Normalisht ne ndjehemi të shqetësuar nga ky politizim i skajshëm që i bëhet figurës së “Nënë Terezës”, e për më tepër që kjo të ndodhi në një vakëf, pra në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit.
Ne ju bëjmë thirrje që të rishikoni vendimin tuaj dhe ky veprim i ndërmarrë nga vullneti juaj i mirë të mos marri keqkuptimin e publikut tonë dhe të ngjyresave negative për ju.”

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113