INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Myslimanët e Rohingya detyrohen të arratisen nga Mianmar, dhunë dhe sharje

Myslimanët e Rohingya detyrohen të arratisen nga Mianmar, dhunë dhe sharje

Publikuar më: 12:07 29-09-2017

Edhe pse njerëz të paqes, janë detyruar të largohen dhe të arratisen nga Mianmar, vetëm këtë të ejnte  Këshilli i Sigurisë mbajti takimin e tij të  parë publik lidhur me situatën në më shumë se 8 vjet.

Për 4 javë me rradhë, myslimanët e Rohingya janë detyruar të largohen me dhunë dhe presion nga Mianmar-i.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres i tha Këshillit se shpërthimi i fundit i dhunës është shndërruar në krizën e refugjatëve të krijuar me shpejt në botë, 'një makth humanitar dhe i të drejtave të njeriut', siç e cilësoi ai. "Kemi marrë informacione drithëruese nga të arratisurit që janë kryesisht gra, fëmijë e të moshuar. Dëshmitë e tyre hedhin dritë mbi dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, përdorimin e armëve, praninë e minave dhe dhunën seksuale. Kjo është e papranueshme e duhet të përfundojë sa më shpejt", tha Guterres.

 Myslimanët Rohingya konsiderohen të jenë mes me njerëzve më të persekutuar në botë. Mianmari i përbërë kryesisht nga budistë i konsideron me kombësi nga Bangladeshi, por autoritetet e këtij të fundit thonë se janë mianmarezë. Si rezultat, ata janë praktikisht pa shtet. 

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438