INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mziu nuk njeh vendimin e gjykatës, ‘do vazhdoj të jem në zyrë’

Mziu nuk njeh vendimin e gjykatës, ‘do vazhdoj të jem në zyrë’

Publikuar më: 09:35 01-08-2019

Kryetari aktual i Bashkisë Kamzës, Xhelal Mziu nuk njeh vendimin e Gjykatës së Tiranës që dje hodhi poshtë kërkesëpadinë për mosnjohje të procesit zgjedhor, duke konfirmuar mandatin e Rakip Sulit për Bashkinë e Kamzës.

Por sot nëpërmjet një statusi në Facebook, Mziu thotë se nuk do e lirojë zyrën. “Drejtësia është vënë në tutelën e Rilindjes, është bërë palë me krimin që e mban në këmbë këtë pushtet dhe ka legjitimuar të paligjshme në procesin farsë të votimeve të 30 qershorit, duke na kthyer pas në diktaturë. Qytetarët e Kamzës nuk do të pranojnë që të drejtohen nga një i zgjedhur me 9 %. Bashkia dhe kryebashkiaku do të vazhdojnë punën deri kur në këtë vend të ketë zgjedhje legjitime, të dekretuara nga Presidenti i Republikës, të ketë garë, të jenë të lira dhe të ndershme, si dhe të pranohen nga faktori ndërkombëtar si arbitri i vetëm për standardet e plotësuara”, deklaroi Mziu ndër të tjera. Xhelal Mziu ka drejtuar Bashkinë Kamzës prej tre mandatesh.

Deri më tani, në dy bashki që më parë janë drejtuar nga e djathta, kanë hyrë drejtuesit e PS, përkatësisht në Bashkinë e Devollit dhe atë të Kavajës.
Puna në këto bashki ka nisur normalisht, edhe pse hyrja e kryebashkiakëve në zyra u shoqërua me tensione.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0043570995330811