Në ditën e gruas, ‘Spotify’ ka vendosur të publikojë një listë ku renditen këngëtaret femra më të dëgjuara. Në vend të parë qëndronte Ariana Grande, kjo sigurisht për shkak të albumit ‘Thank U, Next’.
Në vend të dytë, 17-vjeçarja Billie. Kënga ‘Shallow’ dhe performanca e saj, i ka siguruar Lady Gaga-s vendin e tretë, me plot 1 milion klikime.
Dua Lipa qëndronte në vendin e pestë, menjëherë pas Halsey, këngëtares së hitit ‘Without Me’.
Duan e shoqëronte një tjetër shqiptare, pasi Loredana bënte pjesë në ‘Top 10’, me këngën ‘Romeo&Juliett’.
Sigurisht nuk mund të mungonte dhe Bebe Rexha, e cila sapo ka publikuar hitin e saj ‘Last Hurrah’. Kujtojmë se kjo renditje është nga 1 janari dhe deri në 9 mars. Nuk e dimë nëse do ndryshojë apo jo, por jemi krenare që pjesë e saj janë dhe tre këngëtare shqiptare