Pasi përfaqësoi Shqipërinë në Eurovison, Jonida Maliqi, është rikthyer në shtëpinë e saj dhe familja e ka pritur në mënyrën më të mirë të mundshme duke i bërë një surprizë.
Në një postim në llogarinë e saj të Instagramit, shihet një tufë me trëndafila të kuq dhe disa tullumbace në shenjë mirëseardhjeje dhe mbi këtë video Jonida ka shkruar:
“Kur të presin me dashuri në shtëpi!”
Ju rikujtojmë se Shqipëria u rendit në vendin e 18-të, ndërkohë fituese u shpall Holanda.