Eugent Bushpepa na ka emocionuar të gjithëve me performancën e tij magjike në natën finale të Eurovision. Këngëtari shqiptar u ngjit në skenë me shumë besim në vete dhe elektrizoi të gjithë publikun e pranishëm me zërin e tij briliant teksa këndoi në gjuhën shqipe këngën “MALL”.
Pritshmëritë ishin shumë të mëdha, por Eugenti u rendit i 11-ti në finalen e madhe të Eurovisionit.
Eugent Bushpepa është ndër ata këngëtarë të cilët janë vlerësuar përherë për vokalin potent, performancat si dhe vlerat artistike që mbartin, mirëpo ka një detaj që nuk e dinim.
Mendonim se muzika është profesioni dhe pasioni i tij, por në të vërtetë, profesioni i Eugentit është shumë larg saj. Ai ka zbuluar mbrëmjen e kaluar në “Opinion” se vazhdon studimet e larta për stomatologji. Këngëtari është shprehur se kjo gjë është e trashëguar në familje, pasi mamaja e tij ka qenë infermiere dhe djali i xhaxhait kirurg, kështu që degët e mjekësisë nuk janë diçka e re në familjen e tij.