Reperja Loredana Zefi që prej vitesh jeton e punon në Gjermani, së fundmi ka tërhequr vëmëndjen e mediave. Këngëtarja që ishte në një lidhje me reperin e njohur Mozzik, lidhje nga e cila lindi një vogëlushe me emrin Hana, ka vendosur të trazojë sërisht ujërat.
Ndarja e tyre dhe më pas edhe ribashkimi bujshëm ka rezultuar të ketë një motiv shumë më të fortë.
Në disa story në instagram Loredana na ka bërë të gjithve të mendojmë se ajo është në pritje të ëmbël duke shkruar: A kam nevojë për një fëmijë të dytë?
Pas postimit, Loredana ka publikuar disa foto me Mozzik e me Hanën dhe të njejtën gjë ka bërë edhe reperi, duke konfirmuar kështu ribashkimin e tyre.