INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Na digjnin trupin, na thernin''/ Rrëfehet gruaja e përdhunuar nga serbët: Kur takova burrin më tha...

''Na digjnin trupin, na thernin''/ Rrëfehet gruaja e përdhunuar nga serbët: Kur takova burrin më tha...

Publikuar më: 11:57 24-05-2019

Më shumë se 20 000 gra shqiptare nga Kosova janë dhunuar seksualisht nga forcat serbe. Njëra prej tyre ka pranuar që të rrëfej të gjithë tmerrin e përjetuar gjatë asaj periudhe. Ajo ka folur për fotografinë që u shfaq në Kuvendin e Kosovës ku edhe pse nuk ishte e luftës së Kosovës, zonja ka thënë se skena të tilla kanë ndodhur me shumicë në Kosovë dhe madje gratë kosovare janë dhunuar edhe në sy të fëmijëve, prindërve e burrave të tyre. Më pas gruaja vijon me rrëfimin tronditës në emisionin Frontal në T7, teksa thotë se serbët kanë marrë atë dhe 16 gra  të tjera dhe i kanë dhunuar seksualisht. Gjithashtu tregon se janë djegur edhe me cigare dhe e plagosur  me thikë.

“Ato tri ditë, kanë qenë si 3 mijë vjet. Sa herë vjen 5-6-7 Marsi, mua çdoherë me gjen në neurologji, sepse kanë qenë vuajte tmerruese. Na kanë rrahur, na kanë djegur me cigare, trupin e kam me shenja, fytyrën, fytin. Jemi therur me thikë, që të na prishej bukuria dhe na i lanë shenjat në trup që të na kujtohej kjo ngjarje çdoherë. Kam qejf ta djeg trupin tim krejt, të mos i kujtoj ato ditë. Mendoja vetëm qysh me vdekë.“- është shprehur e dhunuara.

Ajo u shpreh se goditjen më të madhe e kishte marrë kur ishte kthyer në shtëpi, pasi gjatë takimit me burrin, kur ia kishte shpjeguar gjërat, ai i kishte thënë se nuk është më gruaja e tij. Ndoshta, sipas saj, këtë veprim e bëri edhe për faktin që ajo gjatë dhunimit nga serbët, mbeti shtatzënë. Kurse fëmijën, ajo shprehet se për 6 vite me radhë e rriti motra e saj, ndërsa tani e ka pranuar si fëmijë dhe e do më shumë se veten e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451