INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na duket neve apo Tayna dhe Dafina s’i kanë punët mirë me njëra-tjetrën?!

Na duket neve apo Tayna dhe Dafina s’i kanë punët mirë me njëra-tjetrën?!

Publikuar më: 12:34 24-08-2020

Një vit më parë Dafina Zeqiri dhe Tayna sollën bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Bye Bye”, i cili u kthye menjëherë në një hit. Pas atij momenti vajzat kanë qenë së bashku në koncerte të shumta, duke treguar dhe se raporti i tyre kishte ndryshuar për shkak të evenimenteve të përbashkëta.

Megjithatë dy projektet e fundit nga vajzat, “Million Dollar” dhe “Qe qe” kanë ngritur dyshime tek ndjekësit se tashmë dy këngëtaret nuk gëzojnë të njëjtën marrëdhënie. Ndryshe nga çdo postim tjetër i kolegëve të tyre, Dafina dhe Tayna nuk i kanë ndarë projektet e njëra-tjetrës në ‘Instastory’.

Ky detaj i ka bërë fansat të mendojnë se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar, megjithatë vetë ato nuk janë prononcuar rreth këtij fakti. Me siguri në ditët në vijim do të vijë dhe reagimi i parë i dy këngëtarëve që 1 vit më parë sollën edhe bashkëpunimin e suksesshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818