Mesa duket jeta e VIP-ave nuk është edhe aq e bukur, të paktën kështu mendon Rita Ora dhe me të drejtë në fakt.
Mesa duket të jesh i famshëm, është shumë e lodhshme dhe stresuese njëkohësisht, përveç faktit që shumë persona shkruajnë për ty gjëra nga më të ndryshmet, të cilat në shumicën e rasteve nuk janë të vërteta... të famshmit përballen edhe më një problem tjetër shumë të madh, mungesa e gjumit dhe lëvizjet e shumta, nga një vend në një tjetër.
Këtë gjë na e ka treguar edhe Rita Ora e cila tashmë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm dhe njihet nga e gjithë bota, koncertet e saj të shumta nga një vend në një tjetër mesa duket e kanë lodhur disi këngëtaren dhe ajo sapo na e tregoi me anë të një fotoje që ka postuar në rrjetin e saj social Instagram, në të cilën shihet duke fjetur bashkë me motrën e saj në avion.
Ndoshta për shumë persona mund të duket një luks më vete të udhëtosh me avion dhe madje të kesh të gjitha komoditetet e duhura. Por për vetë Ritën dhe të gjithë artistët e tjerë është e sigurt se u mungon shumë një shtëpi dhe një krevat i rehatshëm.
Ndoshta vendi në të cilin janë shtrirë mund të jetë vërtet komod, por lodhja e Ritës dhe Elenës që e shoqëron në çdo koncert, kërkon një komoditet akoma dhe më të madh. Kjo fotografi mund të shpjegojë fare qartë se çdo të thotë sakrificë për të qenë gjithmonë ‘on top’.