INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Na e shpifën!' Seldi tregon mesazhet që ka marrë pas ndarjes nga Mimoza Shkodra

'Na e shpifën!' Seldi tregon mesazhet që ka marrë pas ndarjes nga Mimoza Shkodra

Publikuar më: 18:17 24-02-2019

Historia e Seldit dhe Mimoza Shkodrës vazhdot të mbetet ndër më të përfolurat ehde pse ka kohë që ka përfunduar.

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtari u pyet sesi po i pret ai reagimet e njerëzve.

“Me këto komentet dhe pak do më futen njerëzit në krevat. Na e shpifën. Më vijnë me qindra mesazhe. Ishte njëri që më shkruante: ‘Si ka mundësi që e ke lënë gjithë atë gocë? Si u ndave, nuk të vjen turp?’, madje kaloi në ofendime të rënda. Dhe unë ia ktheva: ‘Të keqen vëllai, meqë e do kaq shumë, merre ti’”, u shpreh duke qeshur Seldi.

Ndërsa u pyet nëse e ka kaluar fazën e ndarjes, këngëtari tha:

“Unë e kam kaluar me kohë, por se kanë kaluar njerëzit”.

wrgerg.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032811164855957