Jeta e saj private gjithmonë ka ngelur e tillë dhe ne ende nuk dimë asnjë histori dashurie nga Enca, pasi ajo vetë thotë se s’ka patur asnjëherë një lidhje! Por jo se nuk ka bërë “date”!
Këngëtarja ishte e ftuara “Prive”, ku zbuloi gjatë intervistës një moment të sikletshëm që ka patur me një djalë me të cilin po dilte.
“Mua më përndjekin gjithmonë ngjarjet e sikletshme. Por një që mu kujtua është para 2 vitesh kur po dilja me një djalë jashtë dhe po kërkonim një lokacion në google. Ma dha mua telefonin ta kërkoja dhe aty dalin ato kërkimet e fundit. Kërkimi i tij i fundit ishte ‘Sa lek i bën Enca Haxhia?’. Ishte moment shumë i sikletshëm”, tregoi Enca.