Ndonëse disa javë më parë Rasheli u kritikua në skenën e Dance With Me me kërcimin mjaft provokativ, mund të themi se ajo është mjaft e justifikuar si një prej vajzave më seksi të showbizz-it.
Mund të themi se asaj i rrinë mjaft mirë si kërcimet seksi po ashtu dhe ato më klasikët dhe këtë e provoi këtë javë.
Nën tingujt e këngës “You are Beatiful” Rasheli performoi përkrah balerinëve dhe partnerit të saj Seldi.
Por kjo këngë nuk ishte aspak e rastësishme, pasi bukuroshja kishte menduar t'ja dedikonte këtë performancë të gjitha femrave që vuajnë nga sëmundja e kancerit të gjirit.
“Kjo këngë nuk është e rastësishme! Jemi në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit dhe kjo performancë i kushtohet atyre. Kjo është për të gjitha vajzat dhe gratë që janë pre e kësaj sëmundje. Ju jeni shumë të bukura”, u shpreh Rasheli.
Performanca e cila u vlerësua dhe komplimentua mjaft si nga juria po ashtu dhe nga duartrokitjet e publikut arriti t’i siguronte Rashelit dhe Seldit vendin e dytë.