Eugent Bushpepa na drithëroi mishin të gjithëve gjatë performacës së tij në natën finale të Eurovisionit e cila u mbajt në Lisbonë... edhe pse nuk arriti të zinte vendin e parë, këngëtari na bëri të gjithëve krenarë, pavarësisht gjithçkaje.
Ai u rëndit në vendin e 11, por padyshim meritonte më shumë!
Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, Eugenti ka folur për herë të parë për publikun:
"Nuk gjej fjale qe te pershkruaj ndjesine qe kam, per dashurine, perkrahjen dhe komentet e ngrohta qe me keni dhene! Shume faleminderit Shqiperi! Shume faleminderit Europe!", shkruan Bushpepa.