INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na gjeni dot një ngjyrë që nuk i shkon Luana Vjollcës? [FOTO]

Na gjeni dot një ngjyrë që nuk i shkon Luana Vjollcës? [FOTO]

Publikuar më: 12:17 05-07-2019

Karriera muzikore e Luana Vjollcës po ecën me hapa shumë të suksesshëm dhe më serioze se kurrë. Ajo fillimisht erdhi me një projekt muzikor dhe të gjithë menduan se vetëm ka sfiduar veten në këtë fushë pasi është e fokusuar në moderim, por Luana po ia del në të dyja fushat.

Së fundmi e kemi parë shpesh në koncerte të ndryshme muzikore në vendet ku ka shqiptarë, por ajo se ka ndërmend të ndalet sepse ka lajmëruar që po punon për këngën e saj të re.

Luana është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto e video nga më të ndryshmet si nga përditshmëria, ashtu edhe nga profesioni.  Së fundmi, Luana ka pozuar në një kostum të gjelbër me prerje, kostum i cili me të vërtetë i rri shumë mirë dhe moderatorja duket shumë seksi.

Por duke qenë se nuk e kishim parë shpesh me veshje ngjyrë të gjelbër, ishim kuriozë të dinim nëse ka ndonjë ngjyrë që nuk i shkon Luanës? Dyshojmë pasi me të gjitha ngjyrat e mundshme ajo duket shumë tërheqëse, si me të kuqe, si me ngjyrë pjepri, si me rozë, e me çdolloj ngjyre tjetër.

Ne kemi përzgjedhur disa foto të Luanës me veshje të ngjyrave të ndryshme dhe nëse ka ndonjë që s’ju pëlqen na e thoni sepse neve na pëlqejnë të gjitha.

collagenishi.jpg

collagedyshi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611