INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na habit Luana me këtë veprim, a është kjo një krisje në lidhjen e saj? [FOTO]

Na habit Luana me këtë veprim, a është kjo një krisje në lidhjen e saj? [FOTO]

Publikuar më: 10:42 04-05-2017

Incidenti me fansin këmbëngulës nga Anglia të Luana Vjollcës, bëri zhurmë mjaftueshëm në media.

S'kishte si të ndodhte ndryshe në një situatë ku krahas buqetave pa fund të trëndafilave, përfshiheshin përndjekja, armët apo konflikti fizik me partnerin aktual të moderatores. Krenar Cocaj, u tha se pati një përplasje fizike me admiruesin e të dashurës prej nga ku doli i gjakosur. Veprimi që pasoi nga "molla e sherrit" ishte denoncimi, ndërkohë që vetëm 2 vite më parë, e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, Luana i premtonte publikisht martesë admiruesit. Nuk dimë nëse mund të ketë qenë apo jo kjo arsye për ndonjë krisje të mundshme në marrëdhënien me Krenarin, por me siguri diçka ka ndodhur mes tyre aq sa për t'u bërë unfollow në Instagram. Megjithatë, çifti duket ta ketë rimenduar atë që ka ndodhur dhe ka qenë pikërisht Luana ajo që i ka bërë sërish follow partnerit nga Kosova duke na bërë të mendojmë se gjërat janë kthyer si më parë mes tyre. intv.al

luanalogo.png

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662