Ndonëse prej vitesh tashmë ajo është larguar për të jetuar në Shtetet e Bahskuara të Amerikës, Anxhelina Hadërgjonaj mbetet një prej vajzave më të komentuara në showbizz-in shqiptar.
Por ndërkohë që të gjithë e dinim zyrtarisht shqiptare, vetë këngëtarja na ka zbuluar të kundërtën.
Nëpërmjet një postimi në Insatgram, Anxhelina ka treguar se në fakt nënshtetësia e saj është amerikane, pasi ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe ka pasaportë amerikane, dhe kjo është e vetmja nënshtetësi që ajo ka patur që nga lindja dhe se tani i duhet pasaporta shqiptare.
“Shumë njerëz po më urojnë për nënshtetësinë amerikane. Faleminderit por është lajm i vjetër. Unë kam lindur atje dhe është e vetmja nënshtetësi që kam dhe që kam patur qënga lindja. Dhe me ktë duhet të them: na duhet pasaporta shqiptare tani,” ka shkruar Anxhelina në postimin e saj.
Epo tani na e hoqi kuriozitetin të gjithëve dhe nuk do t’a urojmë kot!