Ditën e sotme aktori i njohur i humorit Albano Bogdo i ka habitur të gjithë teksa në një video të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, ka deklaruar se do të heq përfundimisht dorë nga aktrimi.
Ai tha se për arsye shëndetësore kishte vendosur të largohej nga aktrimi dhe se falenderonte të gjithë personat që e kishin mbështetur gjatë këtyre viteve.
Mirëpo përpara disa minutash ka reaguar edhe moderatori Turjan Hyska për këtë deklaratë të Albanos. Siç dihet Turi është producent i ‘Apartamentit 2XL’ spektaklit në të cilin Albano bën pjesë.
Ai nëpërmjet një postimi në Instastory ka sqaruar se Albano ka qenë duke bërë humor dhe se ai kurrë nuk do të largohet nga aktrimi.
“Mos më shkruani më, ju lutem! Albanos i pëlqen të bëj humor... Do e lër aktrimin kur Jul Deda të mos votojë PD”, ka shkruar Turi duke e shoqëruar postimin me disa emoji që qeshin.