INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Na i shpife, ik o goce ...' Armina Mevlani kapet me fansen, i del në mbrojte të blogeres së njohur [FOTO]

'Na i shpife, ik o goce ...' Armina Mevlani kapet me fansen, i del në mbrojte të blogeres së njohur [FOTO]

Publikuar më: 11:55 27-07-2018

Estela është ndër të paktat femra që nuk e ka problem të publikojë foto ku i duken të gjitha defektet.
Madje ajo për këtë fakt u adhurua nga sa e sa vajza, të cilat kishin nevojë pikërisht për këtë gjë ! Për një njeri “të vërtetë” me celulit, quka, apo dhe me disa kilogramë shtesë. Megjithatë në foton e fundit të Estelës, jo të gjithëve u ka pëlqyer pamja që kanë parë . Një komentuese shkruan “Aman se na e shpifeee ik o goce mos nxirr me foto”.

Pas këtij komenti ka ndërhyrë Armina Mevlani, e cila ka replikaur me ndjekësen dhe i ka thënë se femrat duhet ta mbështesin njëra-tjetrën:“Çdo femër është e mrekullueshme dhe ne femrat duhet te mbështesim njëra-tjetrën dhe jo të flasim kështu. Ajo është me bebe të vogël dhe pa komplekse,siç e ka bere natyra dhe 100 herë më mire sesa një pamje false me silikon”.

“Ke të drejtë po ne hapim Instan për të parë gjëra të bukura”, vijon ndjekësja e cila më

pas ka hapur një debat të gjerë mbi femrat dhe vetëbesimin që duhet të kenë ato me trupin e tyre.

640-0-5b597e38d17fb_1532603908-1716062.png

Article Logic
Execution time: 0.0030901432037354