Është publikuar sot traileri i filmit të shumëpritur të regjisorit Quentin Tarantino, i cili sjell bashkë në role kryesore dy aktorët më të mëdhenj të kohës, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.
Pas sukseseve me filmat si “The Hateful Eight”, “Kill Bill”, apo “Pulp Fiction”, filmi i ri dramë që flet për një histori vrasjesh të famëkeqit Charles Manson, të ndodhura në Los Angeles në vitin 1969, pritet të thyejë rekordet në kinema.
Trailer-i i parë për filmin, i cili u publikua këtë mëngjes, tregon Rick Dalton (Leonardo DiCaprio), një aktor i njohur dhe shokun më të mirë të tij, Cliff Booth (Brad Pitt), teksa intervistohen nga një gazetar. Në film luajnë gjithashtu aktorët Margot Robbie, Al Pacino, Tim Roth, Kurt Russell dhe Timothy Olyphant.
Ky është filmi i parë i Tarantino-s që nuk financohet nga Harvey Ëeinstein, pas akuzave për këtë të fundit në lidhje me ngacmimet seksuale të aktoreve.
Tarantino ka punuar me këtë skenar për pesë vjet, dhe ka qenë vetëm 17 vjeç në kohën e vrasjeve famëkeqe në LA.
Regjisori, fitues i çmimit Oscar, ka punuar në të kaluarën, me DiCaprio-n në vitin 2012 në filmin “Django Unchained” dhe me Pitt në “Inglourious Basterds” të vitit 2009.
“Once Upon a Time in Hollyëood” ishte planifikuar të dilte më 9 gusht 2019, datë që përkon me 50-vjetorin e vrasjeve të Charles Manson të orkestruara në verën e vitit 1969.
Por premiera e filmit do të dalë më 26 korrik 2019 dhe ne po numërojmë ditët!