Pas daljes nga Big Brother ajo u bë një nga femrat më të lakuara në median rozë. Rike Roçi ka tërheqyr vëmendjen me fizikun e saj dhe me pamjen mjaft natyrale, mirëpo shpesh herë është bërë pjesë “e sulmeve” në rrjetet sociale pasi e kanë akuzuar se ka kryer operacione plastike. Rike u bë kryefjalë e mediave vendase dhe të huaja pasi u fotografua në shkallët e stadiumit në Francë gjatë ndeshjeve të Europianit dhe asetet e saj kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj seksi. Por siç duket ekziston një femër më e bukur se ajo dhe sipas Rikes, është motra e saj, Nervila.
Rikja ka postuar një foto të së motrës në Insta Story ku shkruan “më e bukura” dhe ka dëshmuar kështu se familja e saj është e bekuar me gjenet e bukurisë.