Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe çdo e re rreth modeles përbën interes për publikun. Gjithashtu velina është shumë aktive në Instagram ku publikon foto ku ajo shihet e kuruar deri në detaj duke tërhequr vëmëndjen e të gjithëve.
Para pak javësh, Kejvina u largua nga emisioni në të cilin u bë e njohur për publikun shqiptar. Megjithëse nuk dha shumë detaje për punën e re, drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi tha se së shpejti Kejvinën, do të keni mundësi ta ndiqni në një prej kanaleve më të fuqishëm italianë.
Por ndërkohë që ajo u largua, nuk është se kemi parë ndonjë zhvillim konkrat dhe një fans e ka pyetur së fundmi në Instagram nëse ishte gënjeshtër fakti që Kejvina do të fillojë punë në një televizion italian. Mirëpo bukuroshja i ka mohuar këto zëra dhe me përgjigjen e saj u shpreh “loading” që do të thotë se është thjesht çështje kohe.