INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na ka ‘mekur’ me gallatat e tij, por dhe Ermal Mamaqi e paska një të “keqe”, ja se çfarë thotë miku i tij[FOTO]

Na ka ‘mekur’ me gallatat e tij, por dhe Ermal Mamaqi e paska një të “keqe”, ja se çfarë thotë miku i tij[FOTO]

Publikuar më: 06:48 27-03-2018

E kush nga personazhet Vip mund ta konkurojë Ermal Mamaqin kur bëhet fjalë për të bërë gallata dhe ti bësh njerëzit të shkrihen gazit?

Vështirë se mund ti gjendet konkurenti dhe Ermali nuk ngurron që personazhet e shumtë të showbizz-it ti ngacmojë pse jo ndonjëherë edhe duke i vënë në siklet.

Shpesh kur kemi të bëjmë me një person që kemi simpati, normalisht që për atë do të mendojmë pozitivisht, por ja që edhe njerëzit funny si Ermali jo në pak raste e kanë nga një të “keqe të vogël”.

E kush tjetër sesa miqte e ngushtë siç është Sony NRG mund ta njohe më mirë Ermalin?

Në studion e Rudina Magjistarit ka qenë i ftuar Sony NRG, ish-anëtari i grupit të famshëm “The Dreams” dhe komediani e gazetari “Xing me Ermalin”. Ai është mik prej vitesh me Mamaqin dhe u kthye në ekran falë propozimit të Ermalit.

Sony është kthyer pak mbrapa ndër vite duke kujtuar rrugëtimin e përbashkët që ja ka lehtësuar punën edhe ditët e sotme.

Përsa i përket veseve të këqija, Sony nuk mendon se Ermali ka të tilla: “Ndoshta do të doja të bëhej pak më i keq, që ne të punojmë më shumë…Ermali është korrekt, të ndihmon, është bashkëpunues, i fton për drekë e për darkë kolegët e tij, por Ermali ka një gjë. Nëse nuk punon, nëse e thyen kodin, ligjin, mendoj se bie shpejt…’ i është përgjigjur Sony pyetjes se çfarë do të ndryshonte te Ermali.

oby_89.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0018258094787598