Lori Hoxha ka qenë padiskutim një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale dhe mediat online. Ajo shpesh herë është përfolur për lidhjen me Vis Bajraktarin, por marrëdhënia e çiftit para disa muajsh ishte shumë e komplikuar dhe kjo është vënë re nga postimet e trashëgimtares së Top Channel në rrjetet sociale, ku nuk kemi parë asnjë foto sëbashku.
Ishim kuriozë të dinim se si e festuan mbrëmjen e fundvitit një natë më parë dhe mesa duket, ata e kanë kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Këto dyshime na lindën pasi pamë disa foto të dekorimeve të tavolinës në rrjetet sociale. Hidhini një sy, janë të njejta?! Gotat, lulet dhe qirinjtë, PO.
Por kureshtja nuk na la rehat dhe u hodhëm një sy listës së ndjekësve të Visit e Lorit në Instagram, por emrat e tyre nuk figurojnë aty. Të jetë kjo një mënyrë kamuflimi vallë?!