Pas daljes së Damianos dhe Ambrës, në shtëpinë e Big Brother hyri një tjetër çift, pikërisht Elsamedi dhe Ambra.
Mirëpo që në pamje të parë, u duk sikur ishin çift sa për sy e faqe, pasi ishte e qartë se midis tyre nuk kishte një kimi. Elsamedi ishte I pari që shfrytëzoi mundësinë e Big Brother për t’u ndarë nga partnerja e tij, edhe pse më vonë u duk i penduar.
Por po të shohim profilin e Elsamedit në Instagram, do të shohim se nuk ka asnjë foto të tij me Ambrën më parë. Këto fakte vërtetojnë dhe njëherë një tjetër “sekret” të Big Brother që Elsamedi dhe Ambra nuk janë çift dhe me sa duket nuk kanë qenë asnjëherë të tillë.
Çfarë po ndodh këtë vit me këtë edicion? Duket se gjithçka nisi mirë, por me daljen e Damianos nga loja “plasën” bombat e njëpasnjëshme dhe siç duket nuk kanë për të ndaluar.