IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
'Na kapi budallallëku!' I ftuari bën këtë gabim, Rudina Magjistari nuk ndalon dot të qeshurën LIVE në emision! Mos e humbisni këtë VIDEO

'Na kapi budallallëku!' I ftuari bën këtë gabim, Rudina Magjistari nuk ndalon dot të qeshurën LIVE në emision! Mos e humbisni këtë VIDEO

Publikuar më: 21:55 22-04-2019

I ftuar në emisionin ‘Rudina’ ishte Albert Dumani. Moderatorja e emisionit Rudina Magjistari, së bashku me Albertin në një moment të caktuar gjatë intervistës nisën të qeshnin dhe nuk po ndalonin dot!

Dumani po fliste për udhëtimin e tij në Indi, dhe u ngatërrua teksa thoshte: ‘Për mua ishte udhëtimi i jetës. Ishte vend që ne e kemi parë vetëm në foto apo në ndonjë serial, por teksa e shikoje me sytë e tu, me sytë e ty, me sytë e tu…’.

Këtu Rudina nisi të qeshte me të madhe së bashku me Albertin.

"E mban mend Borgjezi Fisnik me Skender Sallakun? E bëre si ai", i tha Rudina teksa të dy nuk pushonin së qeshuri.

"Na kapi budallallëku, marrim frymë thellë dhe ristartojmë", u shpreh Rudina dhe më pas intervista vazhdoi normalisht.

Për të qeshur së bashku me dyshen, shihni videon më poshtë.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003709077835083