Rakia” e Encës erdhi dhe ashtu si pritej rezultoi të ishte një sukses i vërtetë në vetëm pak orë pas publikimit.
Si protagonist për klipin këngëtarja kishte zgjedhur ish-konkurrentin e “Përputhen”, Beart Rexhepin. Në videolip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.
Si duket këto skena përveçse u komentuan gjithandej në rrjetet sociale dhe media, kanë zgjuar interesim edhe te emrat e showbizit.
Të shumtë ishin ata që e përkrahën, por një reagim publik kundër këtij klipi e ka bërë reperi i njohur i labelit TBA, Cyanide, emri i vërtetë i të cilit është Jetmir Hoxha.
Ky i fundit ka publikuar një pamje të një prej skenave më provokuese të klipit, ku Enca shfaqet me bikini mbi trupin e modelit pjesëmarrës në klip.
Cyanide e ka quajtur të turpshme një paraqitje të tilla, ndonëse skena si kjo janë gjithmonë e më të pranishme në klipet vendore.