Bashkëpunimi i Dafinës me Kidën “Luje belin”, është kritikuar shumë që pas publikimit dhe komentuesit në rrjete sociale janë shprehur të zhgënjyer nga dyshja duke thënë se prisnin më shumë.
Kritikave Dafina ka vendosur t’i përgjigjet me një video në Tiktok. Ajo shfaq fillimisht këto komente nga publiku ku e kritikojnë dhe më pas dëgjohet t'i thotë të gjithëve të kërcejnë e mos t'ua ndjejë shumë.
“Oh vërtet? Çfarë prisnit më shumë? Kërce e mos të ta ndjejë”, thotë Dafi.