Të gjithëve na kishte munguar koha me diell, ngrohtësia dhe ngjyrat që sjell pranvera.
Pas shumë kohësh me shi dhe ftohtë shumë prej qytetarëve i janë drejtuar Liqenit Artificial për të shijuar rrezet e diellit, për më tepër që temperaturat kanë arritur deri në 20 gradë Celsius.
Sic duket nga fotot ‘Liqeni sot është pushtuar nga qytetarët. INtv.al ju përcjell atmosferën në kryeqytet.
Ndërsa shumë i janë drejtuar bregdetit, të tjerë në pamundësi për të udhëtuar kanë zgjedhur Liqenin.
Të gjithë presin me padurim pranverësn por duhet të presim edhe më shumë pasi duke nisur nga kjo e hënë sërish do të kemi një mot me vranësira dhe shi.