Nuk ndodh rrallë që disa arstistë të zhduken nga skena muzikore për t'ju përkushtuar projekteve të tjera.
Kështu mund të themi se ka ndodhur dhe me këngëtaren eneda Tarifa të cilën vitet e fundit e kemi parë më tepër të angazhuar me moderimin se sa me muzikën.
E megjithatë duket se Eneda do t'i rikthehet sërish skenës me projekte mjaft emocionuese.
Së fundmi në një intervistë të improvizuar me një nga konkurrentët e “Top Talent”, ajo ka treguar se po punon për dy materiale me dy artistë shumë të njohur.
Për njërin prej tyre ajo ka zgjedhur muzikantin dhe kompozitorin, Edmond Rrapi, i cili është edhe vëllai i Salsano Rrapit, raporton “Who”.
Ndërsa për tjetrin këngëtarja ka zbuluar se po bashkëpunon me Flori Mumajesin.