Xhensila Myrtezaj ditën e djeshme festoi 26 vjetorin e lindjes së bashku me vajzën e vogël dhe bashkëshortin Bes Kallaku.
Nga fotot pamë se çifti kishte zgjedhur të mos zhvillonte një festë, por si besimtarë të vërtetë nga të vizitonin kishën e Shën Ndout në Laç, nga ku këngëtarja shpërndau një foto, në të cilën shfaqeshin këmbët e saj, të Ajkës dhe Besit.
Tashmë, Xhensila ka vendosur se nuk do të humbasë më kohë, por t’i rikthehet menjëherë skenave të mëdha.
Në “InstaStory” ajo shpërndau një video nga e cila duket me kostum të bardhë sportiv duek bërë provat për në skenën e “The Voice Kids”.
Kështu, këngëtarja ka zbuluar se do të performojë për publikun në skenë dhe të gjithë teleshikuesit. Xhensila i mungonte prej kohësh koncerteve dhe shfaqjeve në televizione dhe ne jemi më se të lumtur për këtë eksperiencë të re.