Është një nga këngëtaret më të suksesshme në arenën ndërkombëtare, me qindra koncerte dhe miliona kopje të shitura të muzikës që krijon.
Pavarësisht se është një yll i skenës, mesa duket edhe Ariana Grande e ka thuajse të pamundur që të flasë pa qarë, përsa i përket sulmit terrorist në Manchester Arena.
Këngëtarja sapo kishte përfunduar koncertin e saj më 22 maj 2017, kur një kamikaz shpërtheu duke vrarë 22 persona.
Në një intervistë për British Vogue ajo zbuloi se po përballet me simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) pas sulmit të vitit të kaluar.
“Është kaq e vështirë për të folur sepse shumë njerëz kanë pësuar vuajtje e humbje të mëdha”,- tha ajo, duke shtuar: “Ndihem sikur as që duhet të flas për përvojën time. Unë mendoj se kurrë nuk do ta di sesi të flas për këtë gjë pa qarë.
Momente të vështira që nuk harrohen...