Mes Donaldit dhe Fifit lindi një miqësi e mirë në “Big Brother VIP”. Aktori e thërriste Fifin “Filoqyl” dhe Fifi i kishte premtuar që këtë nofkë do e bënte tatuazh kur të dilte.
Këngëtarja e ka mbajtur fjalën dhe ditën e sotme ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e saj. Ajo ka gdhendur në krah fjalën “filoqyl”.
Fifi ka etiketuar Donaldin në postim, shoqëruar me një zemër të bardhë.