INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na mahniti të gjithëve me këtë 'look', por nuk do ta besoni çmimin marramendës të veshjes së Beatrix Ramosaj!

Na mahniti të gjithëve me këtë 'look', por nuk do ta besoni çmimin marramendës të veshjes së Beatrix Ramosaj!

Publikuar më: 18:32 10-02-2022

Mbrëmjen e së martës Beatrix Ramosaj e pranishme në studion e “BBVIP” rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me “look”-un e stiluar nga kushërira e saj Anxhelina.

E veshur me një kostum të bukur xhins, Beatrix na bëri të gjithëve kuriozë të shihnim më shumë për këtë veshje.

 

Të mos lodheni edhe ju duke kërkuar në internet, faqja “Albania Street Style” na e ka lehtësuar punën dhe na zbuloi se veshja ishte e markës “Burberry” dhe kap një shifër marramendëse.

Vetëm korseti ka kushtuar 1.258 dollarë, ndërsa xhinset kanë vlerën e 885 dollarë. Në total Beatrix ka shpenzuar 2.143 dollarë për këtë “look”.

Mund të themi se ja ka vlejtur pasi shkëlqente, thënë kjo sepse tashmë jemi mësuar që personazhet e njohur shpenzojnë shumë para për imazhin e tyre dhe jo të gjithë duken bukur edhe pse shpenzojnë shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271