INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na mbushi sytë me lot! Ariana Grande rrëfen dhimbjen e shpirtit për humbjen e të dashurit, reperit Mac Miller...[VIDEO]

Na mbushi sytë me lot! Ariana Grande rrëfen dhimbjen e shpirtit për humbjen e të dashurit, reperit Mac Miller...[VIDEO]

Publikuar më: 19:32 15-09-2018

Bota e showbizz-it u trondit nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta, në datën 7 shtator të reperit Mac Miller, në moshën 26-vjeçare.

Ndoshta zemrat e shumë fansave vajtuan për humbjen e Mac Miller-it në një moshë kaq të re, por kush më shumë se Ariana Grande do ta vuante humbjen e partnerit të saj?

Së fundmi në Instagramin e saj, Ariana ka bërë një dedikim shumë prekës për humbjen e gjysmës së zemrës së saj.

“Unë të adhuroj që prej ditës që të njoha kur asokohe isha vetëm 19-vjeçare dhe të adhuroj akoma. Nuk mund ta besoj që ti nuk je këtu. Nuk mund ta lejolë këtë idejë të lëvizë në kokën time. Ne kemi folur për këtë shumë herë. Jam shumë e çmendur dhe e mërzitur, nuk di se çfarë të bëj. Ti ishe miku im më i mirë, për shumë kohë dhe përtej çdo gjëje tjetër. Më vjen shumë keq pasi nuk e menaxhoj dot dhimbjen që më ka shkaktuar humbja jote. E ëmbla melodi me shumë djaj të cilën ai kurrë nuk e meritoi. Shpresoj të jesh mirë tani”, shkruan Ariana Grande në videon e postuar në Instagram./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.004021167755127