INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na mundon të gjithëve, por mësoni çfarë është në të vërtetë ‘DASHURIA’, sipas shkencës

Na mundon të gjithëve, por mësoni çfarë është në të vërtetë ‘DASHURIA’, sipas shkencës

Publikuar më: 14:25 08-10-2017

Ne të gjithë e kemi ndjerë atë në një periudhë të jetës tonë. Poetët shkruajnë mbi të, këngëtarët gjithashtu – dhe një industri e tërë është rritur rreth zbulimit, shprehjes dhe ruajtjes së saj. Por, çfarë është dashuria? Ku qëndron ajo ? Çfarë e shkakton atë? Dhe çfarë ndodh realisht në mendjet dhe trupat tanë, kur bjemë brenda ‘kokë e këmbë’ ?
Edhe pse shpesh është e vështirë për ta përcaktuar, dashuria romantike përfshin zhvillimin e një lidhje të fortë emocionale – i njohur si “ngjitje” – tërheqje seksuale dhe përkujdesje. Ata që kanë rënë “në dashuri”, përjetojnë një gamë të ndjenjave intensive, si mendime ndërhyrëse, varësi emocionale, dhe një rritje të energjisë – edhe pse këto ndjenja mund të kufizohen në fazat e hershme të marrëdhënieve.
Sido që të jetë, dashuria romantike duket të jetë universale. Por shkalla në të cilën dashuria romantike është e shprehur ose formon një pjesë të rëndësishme të marrëdhënieve seksuale, mund të ndryshojë. Për shembull, më pak se 5 për qind e amerikanëve raportojnë se do të martoheshin me dikë pa patur një dashuri romantike, në krahasim me 50 përqind të atyre të anketuar në Pakistan.

Aktiviteti i trurit
Rajone të shumta të trurit, veçanërisht ato që lidhen me shpërblimin dhe motivimin, aktivizohen nga mendimi apo prania e një partneri romantik. Këtu përfshihet hipokampusi, hipotalamusi dhe korteksi ballor. Aktivizimi i këtyre zonave mund t’i shërbejë pengimit të sjelljeve mbrojtëse, në uljen e ankthit, si dhe në rritjen e besimit tek partneri romantik.
Përveç kësaj, zona të tilla si amigdala dhe lëvorja ballore çaktivizohen në përgjigje të dashurisë romantike; një proces i cili mund të funksionojë për të reduktuar mundësinë e emocioneve negative apo gjykimin e partnerit. Për këtë arsye aktivizimi i trurit në përgjigje të partnerëve romantike, duket se favorizon ndërveprimin shoqëror dhe pengon reagimet negative.
Shkalla në të cilën truri është i aktivizuar gjatë fazave të hershme të një marrëdhënie romantike, duket se ndikon edhe në vetë mirëqenien tone, dhe masën në të cilën marrëdhënia është një sukses apo dështim. Për shembull, lumturia, përkushtimi ndaj partnerit dhe kënaqësia e marrëdhënies, janë secila e lidhur me intensitetin e aktivizimit të trurit.

Ndikimi hormonal
Oksitocina dhe vasopresina, janë hormonet që lidhen më ngushtë me dashurinë romantike. Ato prodhohen nga hipotalamusi dhe çlirohen nga gjëndrra e hipofizës; dhe ndërsa si burrat dhe gratë ndikohen nga oksitocina dhe vasopresina, gratë janë më të ndjeshme ndaj oksitocina dhe burrat ndaj vasopresinës. Përqëndrimet si të oksitocinës dhe vasopresinës rriten gjatë fazës intensive të dashurisë romantike.
Këto hormone veprojnë tek shumë sisteme brenda trurit, dhe receptorët janë të pranishëm në një numër fushash të trurit të lidhura me dashurinë romantike. Në veçanti, oksitocina dhe vasopresina ndërveprojnë me sistemin dopaminergjik të shpërblimit, dhe mund të stimulojnë çlirimin e dopaminës nga hipotalamusi. Rrugët dopaminergjike, të aktivizuara gjatë dashurisë romantike, krijojnë një ndjenjë të pëlqyeshme.
Rrugët janë të lidhura edhe me sjelljen e varësisë, në përputhje me sjelljen obsesive dhe varësisë emocionale që vërehet shpesh në fazat fillestare të dashurisë romantike. Studiuesit kanë shqyrtuar shpesh ndikimin e oksitocinës dhe vasopresinës tek kafshë të tilla si miu i prerive dhe ai i maleve. Është dokumentuar qartë se miu i prerive (që formon marrëdhënie monogame gjatë gjithë jetës së tij) ka një dendësi më të lartë të oksitocinës dhe vasopresinës në receptorët e tyrte, veçanërisht në sistemin e shpërblimit të dopaminës. Për më tepër, miu i prerisë shthurret, kur çlirimi i oksitocinës dhe vasopresinës është i bllokuar. Së bashku, këto gjetje nxjerrin në pah mënyrën në të cilën aktiviteti hormonal mund të lehtësojë (ose pengojë) formimin e një marrëdhënie të ngushtë.

Dashuria dhe humbja
Dashuria romantike mund të shërbejë si një funksion i rëndësishëm evolucionar, për shembull, duke rritur nivelin e mbështetjes prindërore për fëmijët e mëvonshëm. Ne zakonisht hyjmë në një seri marrëdhëniesh romantike, megjithatë, në fund synojmë kërkimin e “asaj-atij” – dhe humbja e dashurisë romantike është e shumëpërhapur, ose përmes shpërbërjes së një marrëdhënie ose si pasojë e ndarjes nga jeta të partnerit.
Ndërsa është shumë shqetësuese, shumica e njerëzve janë në gjendje ta përballojnë dhe distancohen nga kjo humbje. Për një pakicë njerëzish që përjetojnë humbje nëpërmjet vdekjes së partnerit, zhvillohet një dhimbje e komplikuar, që karakterizohet nga emocione të përsëritura të dhimbjes dhe shqetësimin mbi partnerin e vdekur.
Të gjithë partnerët e të vdekurve përjetojnë dhimbje, në përgjigje të stimujve të lidhura me humbjen (si një letër apo fotografi). Është argumentuar se për ata që përjetojnë dhimbjen e komplikuar, edhe stimujt gjithashtu aktivizojnë qendrat e shpërblimit në tru, duke prodhuar
një formë varësise, e cila redukton aftësinë e tyre për ta rimarrë veten nga kjo humbje.

Dashuria e nënës
Ka një numër paralelesh ndërmjet reagimeve fiziologjike ndaj dashurisë romantike dhe asaj mëmësore. Për shembull, rajonet e trurit të aktivizuara nga dashuria e nënës, nuk përputhen me ato të aktivizuara nga dashuria romantike. Në mënyrë të veçantë, zonat e shpërblimit të cilat përmbajnë përqendrime të larta të oksitocinës dhe vasopresinës aktivizohen, ndërsa rajonet e çaktivizuara gjatë dashurisë romantike – duke përfshirë ato që lidhen me gjykimin dhe emocionet negative – janë të çaktivizuara gjatë dashurisë së nënës.
Për më tepër, rritja dhe ulja e përqendrimit të oksitocinës respektivisht, promovojnë dhe zvogëlojnë sjelljen mëmësore. Dallimet ndërmjet reagimeve të dashurisë së nënës dhe asaj romantike do të ndodhnin gjithsesi, teksa dashuria mëmësore aktivizon një numër rajonesh (të tilla si lënda gri perikedukale) që nuk janë aktivizuar gjatë dashurisë romantike, duke theksuar natyrën unike të lidhjes me nënën. Pak gjëra ndjehen si të lehta në fazat e hershme të “dashurisë së vërtetë” apo dashurisë së ndjerë nga një nënë për fëmijën e saj, por realiteti është shumë më kompleks – një pantomimë e hormoneve dhe ndërveprimeve komplekse fiziologjike që e bëjnë atë çudinë e vogël e botës. /Bota.al

Article Logic
Execution time: 0.0039098262786865