U befasuam kur pamë që pas lindjes të shfaqej në publik me një super formë fizike dhe thuajse të gjithë u bënë xhelozë se si Zaimina Vasjari kishte mundur ta kalonte periudhën e post-lindjes në një mënyrë kaq fantastike.
Në postimet në Instagram kemi parë një Zaimina në super formë, me linja seksi dhe të palestruara por lind pyetja: "A është realisht Zaimina në një super formë fizike?"
Mesa duket jo dhe këtë e ka treguar vetë këngëtarja me një postim të rradhës.
Zai është shfaqur nga një klinikë estetike, ku me mbishkrimin që ka lënë ka zbuluar se ka shkuar për të trajtuar celulitin.
Kujdes njerëz! Ndonjëherë syri gënjen, jo gjithçka që shikohet në Instagram duhet besuar.