INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na pret spektakli! Roma fiton, por për në finalen e Kievit “fluturon” Liverpool

Na pret spektakli! Roma fiton, por për në finalen e Kievit “fluturon” Liverpool

Publikuar më: 21:40 02-05-2018

Kush mendoni se do triumfojë, Liverpool apo Real Madrid?

Liverpool kualifikohet për në finalen e Champions League në Kiev ku do të ndeshet me Real Madrid. “Të kuqtë” e Jurgen Klopp humbën 4-2 kundër Roma, mbrëmë në “Olimpico”, por u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 7-6, duke prodhuar gjysmëfinalen me më shumë gola në historinë e Champions League, pasi kishin fituar 5-2 në “Anfield Road”.

Sadio Mane shënoi golin e parë për Liverpool pas dhjetë minutash lojë, pas pasimit të marrë nga Firmino. Gjithsesi, vetëm pak minuta më vonë, verdhekuqtë barazuan me një autogol të rrallë, për të cilin në rrjetet sociale flitet se është autogoli më i veçantë i historisë. Pas një krosimi, Dejan Lovren donte të spastronte zonën mike, duke e larguar topin, por e përplasi në fytyrën e James Milner dhe më pas topi përfundoi në rrjetë, me portierin krejtësisht të pafajshëm.

Por Liverpool u kthye në avantazh në mesin e pjesës së parë me golin Wijndalum, gjatë një rrëmuje në zonë. Përgjigja e Romës erdhi me shtyllën e El Shaarawy, teksa pjesa e parë u mbyll 1-2 për miqtë.

Në minutën e 52-të të pjesës së dytë, Edin Dzeko shënoi golin e barazimit për Roma, i teti për të në këtë edicion të Champions League, duke barazuar rekordin e shënuesve të ekipeve italiane, që mbahej nga Samuel Eto’o i Inter në vitin 2011.
Golin e tretë për Romën e shënoi Nainngolan, kur kishin mbetur vetëm tre minuta lojë. Në minutën e 93-të, belgu shënoi edhe golin e katërt me penallti, kësisoj përmbysja e madhe nuk u krye…

Më shumë në këtë kategori: « Roma beson në një tjetër mrekulli
»
Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838