INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Na prezanto një shoqe...' Moderatorja shqiptare rrëfen historinë e veçantë të njohjes me bashkëshortin dhe si një telefonatë i ndryshoi jetën

'Na prezanto një shoqe...' Moderatorja shqiptare rrëfen historinë e veçantë të njohjes me bashkëshortin dhe si një telefonatë i ndryshoi jetën

Publikuar më: 12:33 05-03-2020

Erjona Rusi bashkë me bashkëshortin e saj Edmond Zalla kanë dhënë intervistën e tyre të parë duke folur rreth historisë së tyre të dashurisë. Të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel kanë treguar historinë e veçantë sesi të dy ata janë njohur nga shoku i tyre i përbashkët. Edmondi ka treguar se i ka kërkuar atij që t’i prezantojë një shoqe dhe pikërisht ajo shoqe ishte gazetarja dhe moderatorja e njohur Erjona Rusi.

“Ka qenë viti 2001 dhe unë sa isha kthyer nga Gjermania, pasi isha në Gjermani për 2 vjet pasi punoja në një fondacion amerikan. Takoj një mikun tim shumë të ngushtë dhe pas 2-3 muajsh në Shqipëri siç e kemi ne çunat, i them atij a do dalim më ndonjë vajzë, a njeh njeri, të pimë një kafe. Ky shoku im mori 2 vajza në telefon, asnjënjëra nuk doli. Çuditërisht mori Erjonën dhe tha ‘po mo dal unë”, është shprehurEdmond Zalla ndërkohë që në studio u shkaktuan të qeshura, pro edhe u ndërpre nga Erjona Rusi për të dhënë versionin e saj pasi nuk ishte dakord me të.

“Për një telefonatë mund të ishte ndryshuar komplet historia e jetës time dhe e këtij bashkë. Ai mori vajzën e tij të parë, shoqen e tij, ajo nuk u përgjigj. Mori shoqen e dytë dhe ajo i kishte thënë që kishte një punë. Dhe unë isha personi i tretë që mori në telefon. Në fakt unë nuk doja të dilja sepse isha me provime. Ai insistoi shumë dhe në fakt ishte ditë e shtunë. Dhe unë kisha gjithë javën e mbyllur duke mësuar dhe realisht mezi po prisja të dilja pak. Dola dhe ai më tha që ‘shiko, unë nuk jam vetëm, por jam me një shokun tim’. Unë nuk e mora sikur do më prezantonte një shok për të më “pleksur” me të”, ka treguar Erjona Rusi.

Pra, vetëm nga një telefonatë ka ndryshuar historia e jetës së tyre, një histori dashurie ku numërojnë plot 18 vite bashkë.

Article Logic
Execution time: 0.0041179656982422