INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na rrofshin diplomat/ Tkurren vendet e punës për personat më arsim të lartë, rriten për ata…

Na rrofshin diplomat/ Tkurren vendet e punës për personat më arsim të lartë, rriten për ata…

Publikuar më: 08:52 10-07-2019

Diplomat në vendin tonë sa vijnë dhe zhvlerësohen. Vitet e fundit edhe pse duhet të ishte e kundërta dhe të diplomuarit me arsim të lartë duhet ta kishin më të lehtë gjetjen e punës, ata rezultojnë më të papunët.

Në 2018 sipas të dhënave të INSTAT është rritur numri i të diplomuarve profesionistë të papunë. Është pak e çuditshme që shifrat flasin për një shkallë papunësie prej 14.2% për të diplomuarve dhe në 2017 ishte 13.8% në një kohë që në 2018 pati rritje të vendeve të punës. Po nw Shqipwri nuk tw çudit mw asgjw.
Gjithësesi duket se vajzat e kanë më të vështirë të gjejnë punë. Papunësia është rritur tek femrat e diplomuara në 2018 në 15.8% nga 13.9% që ishte në 2017. E kundërta ka ndodhur me meshkujt, ka rënie të papunësisisë nga 13.7% në 12.1%.
Në vitin 2018 ka qënë i favorshëm për personat me arsim të ulët, 8 apo 9 vjeçar. Shkalla e papunësisë ra nga 12.9% në 10.6%.
Rënie ka pësuar dhe papunësia tek popullsia aktive, që ka mbaruar shkollën e mesme, nga 15.7% që ishte në 2017 në 14.5% në vitin 2018.
Vitin e shkuar vërehet dhe një fenomen i ri popullsia me arsim të ulët ka gjetur vetë mënyra për t’u punësuar, pasi kanë hapur aktivitete private, si tregëtim me pakicë, bare apo restorante.

Article Logic
Execution time: 0.0025920867919922